Rikthim i bujshëm tek Partizani, pritet firma me ish-futbollistin e Kombëtares

Emiljano Vila pritet që të bashkohet me Partizanin në ditët në vijim pasi është lojtar i lirë.

Eksperienca e 35-vjeçarit dhe kontributi që ai ka dhënë me “demat” në vitet 2014-2018 është vlerësuar nga drejtuesit. Vila u largua nga Teuta një muaj më parë, ndërsa tashmë rikthehet te Partizani me dëshirën dhe bindjen për të ndihmuar skuadrën.

Një “bast” për mesfushorin dhe vetë klubin që beson se Vila mund të jap sërish një kontribut të rëndësishëm.