Sulmuesi i Manchester United largohet pas 4 minutave nga qendra stërvitore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 17:29
Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, është paraqitur dy herë në qendrën stërvitore të “djajve të kuq” ditën e enjte. Shkaku? Kishte ngatërruar orën dhe nuk e dinte se seanca stërvitore do të niste jo në orën 09:00, por ishte spostuar gjatë pasdites.
Francezi u fotografua duke mbërritur në qendrën stërvitore “Carrington” me "Mercedesin" e tij në orën 8:55 të mëngjesit së djeshëm, por më pas u pa të dilte prej andej në orën 8:59, katër minuta më vonë.
Martial kishte ngatërruar orën e stërvitjes, ndërsa shokët u paraqitën në “Carrington” duke nisur nga ora 11:30.
Martial u desh të kthehej sërish në këtë orë. Erik ten Hag po përgatit lojtarët e tij për ndeshjen e kësaj fundjave në Premier Ligë, kundër Brighton në “Old Trafford”.
