Përmendet emri i kolegut të saj, bëhet viral reagimi Selena Gomez  

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, fitoi çmimin "Afrobeat" falë këngës “Calm Down”, në spektaklin "VMA".

Ndërkohë, këgëtari, Chriss Brown ishte nominuar për duetin më të mirë R&B në bashkëpunim me Chloe Bailey, “How Does It Feel”, por humbi pasi këtë çmim e fitoi këngëtarja, SZA.

Teksa lexoheshin emrat e të nominuarve për "Best R&B Duo", kamerat shfaqën Selenën duke bërë një mimikë të veçantë dhe të habitur kur u tha emri i Chrisit.

Menjëherë pas përfundimit të ngjarjes muzikore, rrjetet sociale u vërshuan nga videoja në fjalë, e cila ka marrë dhjetëra miliona shikime.