Albërije Hadergjonaj feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ajo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 16:37
Këngëtarja shqiptare, Albërije Hadergjonaj, është ndër më të dashurat për publikun shqiptar.
Ajo ka hipur në skenë që në moshën 16 vjeçare, e që atëherë nuk ka ndaluar duke sjellë projekte dhe bashkëpunime nga më të ndryshmet.
Sot, Hadergjonaj feston ditëlindjen e saj dhe mbush plotë 48 vite jetë.
Ajo mori urime të shumta nga ndjekës dhe adhurues të saj në rrjete sociale, ku më i veçanti duket se është urimi i mbesës së saj, Beatrix Ramosaj.

