FOTO/ Në shtrat së bashku, Kiara poston foton e rrallë me Luizin

Çifti i njohur nga spektakli televiziv "BBV2", Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes nga mediat, për shkak të postimeve ngacmuese që hedhin shpesh për njëri tjetrin.

Së fundmi, është Kiara ajo që ka shpërndarë një fotografi në faqen e saj zyrtare, në rrjetin social "Instagram". Ajo shfaqet me Luizin në shtrat, teksa ky i fundit është duke fjetur në krah të Kiarës. Pikërisht ky detaj ka marrë edhe vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk hezitojnë të ngacmojnë.

Kujtojmë që ditët e fundit është përfolur për një shtatzëni të mundshme të Kiarës. Çifti ende nuk ka konfirmuar asgjë. Megjithatë Luizi provokon herë pas here me postime të ndryshme, duke lënë të dyshosh se mund të jenë vërtetë në pritje të ëmbël.

FOTO/ Në shtrat së bashku, Kiara poston foton e rrallë me Luizin