VIDEO/ Vëllai i Shakirës kapet "mat", nuk ia ndan sytë Bebe Rexhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 16:27
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, mori vëmendje me veshjen e saj në shfaqjen "Video Music Aëards", duke u shfaqur me një fustan lëkure të zi me një bisht në të pasme.
Pamja e këngëtares duket se është pëlqyer edhe nga vëllai i këngëtares botërore, Shakirës, Tonino Mebarak, i cili u shfaq duke u përpjekur të largonte shikimin nga të pasmet e saj.
Ai u zu mat nga një video, e cila u shpërnda në rrjetin social "X" dhe po merr mijëra shikime.
Kujtojmë se Rexha më herët pranoi se ishte “nervoze dhe e stresuar” për paraqitjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, duke u thënë ndjekësve në "TikTok" se ishte e shqetësuar se njerëzit do të flisnin për peshën e saj. Ajo shpjegoi se nuk është ndier me vetëbesim kohët e fundit.
@pattystone90 #beberexha #shakira #tonino #vmas #vmas2023 #shakiravmas2023 ♬ sonido original - Patricia Lobato Delg
