Po festonte një vjetorin e lidhjes, Liam Payne dërgohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 16:20
Këngëtari anglez, Liam Payne, është dërguar me urgjencë në spital, pasi pati dhimbje agonike në veshka.
Në momentin kur i filluan dhimbjet, ai ishte duke udhëtuar me të dashurën e tij, Kate Cassidy, në liqenin e Komos në Itali.
Payne u dërgua me urgjencë me një ambulancë, përpara se te kontrollohej në një repart spitalor, për një trajtim urgjent.
Mjekët po hetojnë për sëmundjen e tij, pasi është një shqetësim i përsëritur, i cili e bëri atë të anulonte një turne muajin e kaluar.
