U kap me 4 mina me telekomandë, gjykata lë në burg’ për 51-vjeçarin nga Lezha. Petrit Ndoj: Më ngritën kurth

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Petrit Ndojin, i cili u arrestua pasi u kap me 4 minua me detonatorë.

Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Lirza Sinollari, ndërsa prokuror i çështjes Anton Pali. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura, hetimet vijojnë rreth çështjes se cili është destinacioni i minave si dhe nëse ka bashkëpunëtorë ose jo.

Ndaj tij rëndon akuza “mbajtja pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve”. Mësohet se 51-vjeçari nga Lezha, i kishte fshehur minat në kroskotin e makinës.

Para togave të zeza, Ndoj ka pretenduar se iu ngrit kurth nga të njohur ose bashkëpunëtorë të policisë.

Ai mësohet se ka deklaruar se në Vorë ka marrë një qese që nuk e dinte ccfarë kishte, ndërsa intenerari ka qenë në Ksamil për të shitur prona.

Arrestimi i tij ndodhi 3 ditë më parë. Policia raportoi se 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.