Surprizon 4 herë kampioni i botës, Vettel mendon rikthimin në garat e Formula 1
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 21:26
Pasi mbylli karrierën e tij në fundin e sezonit 2021-2022, 4 herë kampioni i Botës në Formula 1, piloti gjerman, Sebastian Vettel nuk e përjashton një rikthim të mundshëm në botën e garave me makina.
Për mediat, Vettel është shprehur se nuk e përjashton një rikthim në garat e Formula 1, teksa kujtojmë se një veprim të tillë më herët e kanë bërë dhe pilota të tjerë të shquar, si Fernando Alonso apo Kimi Raikkonen.
“Nuk mund të them jo. Mendoj se po të pyesje të gjithë pilotët që përfunduan karrierën e tyre, ndoshta disa prej tyre do të kishin thënë jo.
Të tjerë thoshin “nuk e di”, por në fund u kthyen të gjithë. Nuk mund ta përjashtoj atë hipotezë”, është shprehur Vettel.
