Nuk paguan çekun e fëmijëve, arrestohet ish-sulmuesi brazilian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 08:33

Problemet ekonomike kane çuar pas hekurave ish-sulmuesin e Santosit dhe Brazilit, Serginho Chulapa. Idhulli i skuadrës pauliste është prangosur të martën mbrëma në Baixada Santista.
Arsyeja? Nuk ka paguajtur detyrimet për dy fëmijët që janë në kujdestari të ish-bashkëshortes. Serginho është ndalur nga një agjent patrulle në shërbim i cili e shoqëroi në rajon dhe më pas u transportua në qeli.
Gjykata miratoi arrestimin e ish-sulmuesit dhe tashmë ai është në dispozicion të organeve gjyqësore. 69-vjeçari i lindur në Sao Paulo numëron 20 ndeshje me fanellën e Brazilit ndërsa që prej vitit 2018 drejtonte skuadrën e Santosit.
