Napoli ul pretendimet për magjistarin e sulmit
Khvicha Kvaratskhelia nuk e gjen golin që prej datës 19 mars dhe tashmë është kthyer në një çështje te Napoli që duke parë formën e dobët që po kalon gjeorgjiani, mund të ulet në bisedime me klubet që janë të interesuara për shërbimet e tij.
Talenti i sulmuesit nuk është vënë asnjëherë në diskutim ndërsa gjiganët e kontinentit vazhdojnë ta ndjekin dhe sot në Napoli nuk konsiderohet më i pashitshëm.
Në radhë për të janë vendosur Barcelona, Liverpool e Manchester United me këta të fundit të favorizuar për ta transferuar por nuk përjashtohet mundësia që gjeorgjiani të zëvendësojë Salah në rastin e një largimi të mundshëm të egjiptianit në Arabinë Saudite.
“Daily Mail” thekson se Napoli mund t’i ulë disi pretendimet financiare në rast se gjeorgjiani vazhdon të tregojë një formë të tillë dhe sulmuesi mund të transferohet në Angli edhe për më pak se 100 milionë euro.
