Shtatori politik shqiptar, Lapaj: Të hapen listat, problemi qëndron tek sistemi zgjedhor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 19:13
Avokati, Adriatik Lapaj ishte i ftuar në studion e Ora News ku theksoi se duhet të hapet gara dhe të hapen listat. Problemi sipas Lapaj, qëndron tek sistemi zgjedhor.
"Problemi qëndron tek sistemi zgjedhor. Kryetarët e partive vendosin për fatet e ministrave. Karriera e deputetëve dhe ministrave vendoset nga kryeminsitri dhe kryetarët e partive. Ikën një qeveri vjen një tjetër prap zi. Ikën një ministër vjen një tjetër prap zi.
Ne duhet të hapim garën, të hapim listat. Ne na kanë vjedhur demokracinë me procedurë. Po nuk hapëm garën kshu do të vazhdojë. Me datë 23 shtator do kemi takimin e parë në Rrëshen. Takime me shqiptarët kudo në botë për votën e emigrantëve", tha ndër të tjera Lapaj.
