Dhunuan me shkopa bejzbolli pjestarët e fisit Maja, nipi i deputetit kërkon masë më të lehtë sigurie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 13:57
Andi Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ndodhet pas hekurave për dhunën barbare ndaj fisit Maja, ka kërkuar masë më të lehtë sigurie.
Përmes një shkrese drejtuar Apelit, ai kërkon zëvendësimin e masës, me një tjetër më të lehtë.
Tre ditë më parë, Prokuroria e Tiranës zbuti akuzën ndaj 9 personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim për dhunën ndaj dy kushërinjve Maja pasi sipas një ekspertimi mjeko-ligjor dëmtimet nuk hynin tek ato që konsiderohen të rënda. Ndërsa një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi riekspertim mjekësor ndaj dy kushërinjve Maja.