Skënderbeu krijon iluzionin e fitores, ndeshja shkon për Tiranën

Skënderbeu krijon iluzionin e fitores, ndeshja shkon për Tiranën
Tirana nuk e fal Skënderbeun duke fituar ndeshjen e vështirë në “Selman Stermasi” me rezultatin 3-2.

Bardheblutë mund të ishin shokuar pas golit të parë të shënuar nga miqtë që në minutën e dytë por Kaina i çoi skuadrat në pushim me barazimin shumë të vlefshëm për nënkampionët.

Me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës Tirana e shtoi gazin edhe pse korçarët kanë shumë talent dhe fizik në skuadrën e tyre. Për bardheblutë, Qefalia i dha jetë festës dhe në fund Hasani vulosi suksesin.

Mungesa e Deliut dhe Najdovskit peshoi në këtë sfidë jo pak për Tiranën që ngjitet në vendin e parë me 7 pikë duke lënë pas Egnatian dhe Skënderbeun me 6.