Shpërthen një bombël gazi në Gjirokastër, policia dhe zjarrfikëset në vendngjarje

Një bombël gazi ka shpërthyer në një pallat në lagjen Granitë, në qytetin e Gjirokastrës mbrëmjen e sotme.

Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë policia dhe shërbimet e zjarrfikësve janë në vendngjarje.