Riformatimi i qeverisë dhe zgjedhjet në Kukës, Lita: Ndryshimet janë pa cilësi, kandidati i PS shumë i fortë

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për ndryshimet në qeveri dhe zgjedhjet në Kukës. Lita theksoi se ndryshimet në qeveri janë pa cilësi, ndërsa në Kukës për Litën kandidati i PS është shumë i fortë.

"Ndryshimet të shumta në numër, por janë pa cilësi. SPAK po i merr Ramës minista e zyrtarë të lartë. Politika në Kukës është shumë e vogël dhe lokale.

Shanset e Emri Vatës për të fituar nuk janë të larta, pasi ndikon logoja e PD. Kandidati i Partisë Socialiste është shumë i fortë paso jeton në Kukës, ndryshe nga ai i PD". Ka nevojë për njerëz të rinj në politikë, të pakorruptuar", tha ndër të tjera Lita.