I dënuar me 10 vite burg e 50 mijë euro gjobë, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari Gentian Abazi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 15:58
Athinë, kapet i shumëkërkuari Gentian Abazi. Abazi 43 vjeç, i konsideruar person me rrezikshmëri, u kap nga policia greke në lagjen “Peristeri” të Athinës.
Operacioni për kapjen e tij në një lokal të zonës nga sektori i kërkimi në bashkëpunim me skuadrën e OPKE. Abazi rezulton i dënuar me 10 vjet heqje lirie dhe 50 mijë euro gjobë nga Gjykata e Athinës, si kreu i një grupi kriminal që shpërndante kokainë dhe kanabis në Athinë.
Abazi kamuflohej duke lëvizur me automjete të ndryshme luksoze me targa të huaja, përfshirë ato shqiptare. Është faktuar përfshirja e tij në 60 raste shit-blerje droge.
Abazi rezulton i dënuar më parë për cështje droge, armësh dhe falsifikim, ndërkohë që ka vuajtur dënim në burgje të ndryshme të Greqisë.
