Aksident i rëndë në Greqi/ Autobusi me dhjetëra turistë serbë përplaset "kokë më kokë" me makinën, 3 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2023, 11:16
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para orës 07:00 të së dielës në kilometrin 521 të rrugës nacionale Athinë-Selanik, pranë zonës së Polikastros në dalje për në Evzonon.
Në aksident është përfshirë një autobus turistik dykatësh me targa serbe me 78 pasagjerë, i cili është përplasur kokë më kokë me një makinë me katër pasagjerë.
Tre pasagjerët e makinës kanë humbur jetën dhe i katërti është plagosur rëndë. Menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin, por dy pasagjerët, një grua dhe një fëmijë, nuk kanë mbetur të lënduar.
Autobusi dhe një makinë ranë në një kanal. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja. Mediat greke bëjnë me dije për 42 të lënduar, pasagjerë të autobusit.

