E rëndë në Burrel/ Shfaqi probleme shëndetësore në kopësht, 4-vjeçari ndërron jetë rrugës për spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 12:48
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një fëmijë 4 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht. Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.
Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.
