Marat Jakin i qartë: Miq jashtë fushës, rivalë në ndeshje

Kosova do të sfidojë Zvicrën e shqiptarëve nesër në mbrëmje në Prishtinë dhe për këtë sfidë ka folur trajneri i helvetëve, Marat Yakin, i cili ka kërkuar që theksi të vendoset vetëm te sporti:

“Kosova është shumë e motivuar, na njohin mirë. Ne synojmë të fitojmë, Kosova ka shumë lojtarë të mirë, por nëse nuk i lejojmë të bëjnë lojën e tyre do të kemi sukses.

Ne mund të jemi miq para dhe pas ndeshjes, por ne jemi këtu për tre pikët. E di shumë mirë këtë dhe disa lojtarë kanë emocione të shtuara për nesër, por sapo gjyqtari të nisë lojën të gjithë duhet të tregohen profesionistë.

Përsa i përket fushës, kam dëgjuar se është në gjendje të mirë. Do t’i hedh një sy më vonë”.