Meta takon për dy orë Berishën: Strategji të përbashkët në parlament

Opozita nuk do të nxitojë për të thërritur protesta. Ilir meta pas një takimi me Sali Berishën theksoi se opozita do të ketë një reagim të përbashkët në parlament

Për rreth dy orë kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar diskutime në selinë blu.

Pas takimit me Sali Berishën, për mediat u shpreh se do të ketë një axhendë të përbashkët të reagimit të opozitës në parlament.

Vendim ky që në fakt vjen pas tryezës së organizuar nga Gazment Bardhi. 

Por duket se nuk do të jenë protestat në qendër të reagimit të opozitës.

Në kuvend deputetët demokratë të renditur në krah të Sali Berishës e Gazmend Bardhit dhe tashmë edhe tre të partisë së lirisë do të kërkojnë komision hetimor për grabitjen e mundshme të të dhënave nga sistemi TIMS, koncesionet me partneritet publik privat dhe konfliktin e interesit në vendimmarrjet e mazhorancës