Meta: Opozita të bashkojë të gjitha energjitë e saj përballë skandaleve të qeverisë, do të ketë protesta

Në një prononcim për gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas takimit me Berishën u shpreh se opozita duhet të bashkojë forcat e saj.

Ai tha se Partia e Lirisë kudo ku kërkohet angazhimi dhe dega e partisë do të mbetet e hapur dhe se deputetët janë çdo ditë dhe kur nuk ka parlament. 

Meta: Diskutuam për të bashkërenduar agjendën sa më aktive opozitare, përfshirëse në këto kushte kaq degraduese ku ndodhet situate me shtetin e së drejtës. Në këto rrethana kur skandalet e qeverisë dhe korrupsionit të saj mbivendosen dhe kur problemet ekonomike vetëm rëndohen dhe kjo shpërfaqet në fenomenin e largimit, është detyra e opozitës të bashkojë fuqinë e saj në rivendosjen e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe llogaridhënies dhe kjo agjendë përfshin angazhim opozitar, në parlament, në pushtetin vendor edhe kudo, jemi në kontakt me grupet e interesit që ndihen të kërcënuara. Ne jemi kudo ku kërkohet angazhimi ynë.

Në Kukës dega jonë është tepër aktive. Deputetët tanë janë në vijën e parë të përballjes me këtë regjim. Do të ketë protesta dhe datë, por kjo nuk është e rëndësishme. Opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t’iu dhënë përgjigjeve sfidave që kanë sjellë një situatë të rënduar nga keqqeverisja. 

Me këto rrethana ku skandalet e qeverisë dhe të korrupsionit të saj skizofrenik mbivendosen te njëri-tjetri, është detyra e opozitës të bashkojë të gjitha energjitë e saj. Ne jemi kudo ku kërkohet angazhimi dhe dega e partisë së lirisë do të mbetet e hapur. Deputetët tanë janë çdo ditë dhe kur nuk ka parlament. Deputetë tanë janë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit. 

Kur problemet ekonomike sociale rëndohen dhe vazhdon të shprehet dhe në fenomenin e largimit dhe të shpopullimit. Është detyra e opozitës të shfrytëzojë energjitë e saj dhe të shoqërisë në rivendosjen e shtetit të së drejtës, të demokracisë dhe llogaridhënies.