Berisha: Mandati i Shkodrës mbi krimin! Spiropali organizoi takime me Bajrët dhe Pëllumb Gjokën
Në një dalje për mediet, Sali Berisha tha se Behar Bajri mori pjesë aktive në zgjedhje në mbledhjet që organizoi Spiropali me Bajrët Pëllumb Gjokat dhe banditët të tjerë të Shkodrës për mandatin, ndrikulla e krimit.
Ai shtoi se mandati i Shkodrës është mandat mbi krimin dhe ky është një akt tmerrësisht i rëndë të cilin qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë kurrë.
Berisha: Dua të përshëndes autoritet franceze për arrestimin e Behar Bajrit, një nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë, i cili u informua dhe iku sepse ai ishte në Shqipëri, mori pjesë aktive në zgjedhje në mbledhjet që organizoi Spiropali me Bajrët Pëllumb Gjokat dhe banditët të tjerë të Shkodrës për mandatin, ndrikulla e krimit.
Mandati i Shkodrës është mandat mbi krimin dhe ky është një akt tmerrësisht i rëndë të cilin qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë kurrë. Ai që është instaluar në bashki karrigia e tij qëndron mbi vrasjet e fshehura të Bajrave Pëllumb Gjokës dhe bandave të tjera të fshehura nga pushteti vetëm e vetëm që ata të siguronin mandatin e tij. Falënderoi edhe njëherë autoritetet franceze për arrestimin e tij.
