“Një ditë e gjysëm”/ Filmi i ri në "Netflix" bazuar në historinë e shqiptarit që mori peng ish-gruan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2023, 14:00
Filmi i ri suedez me titull “Një ditë e gjysmë“ është pranuar të jepet edhe në platformën"Netflix".
Thrilleri flet për një burrë të armatosur të quajtur Artan, i cili futet me forcë në një qendër lokale të kujdesit shëndetësor për të folur me ish-gruan e tij Louise dhe për të gjetur vendndodhjen e vajzës së tyre të vogël Cassandra, kujdestarinë e së cilës ai e humbi pasi u akuzua për sulm.
I dëshpëruar, ai rrëmben Louisen së bashku me Lukasin, një polic lokal që mbërriti në vendngjarje për të negociuar me të.
A bazohet “Një ditë e gjysmë” në një histori të vërtetë?
Regjisori i filmit, Fares Fares, zbuloi se frymëzimi për filmin i erdhi nga një artikull me histori shqiptare që ai lexoi në 2008.
