Duke vozitur në Venecia/ Ja kush e shoqëron Beniadën në varkë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2023, 10:45
Modelja shqiptare, Beniada Nishani, e njohur për publikun shqiptar nga spektakli televiziv "BBV" është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Mësohet se ish-finalistja, po kalon disa ditë pushimi në vendin ku ajo është rritur, në Itali.
Mbrëmjen e djeshme, Beniada ka postuar disa video në rrjetin social "Instagram", ku shfaqet në shoqërinë e një prej mikeshave të saj italiane, duke vozitur me varkë ne Venecia.
Kujtojmë se nuk dihet ende nëse modelja është shpërngulur në Itali , apo do të kthehet me projekte të reja në Shqipëri.

