VIDEO/ Vajza misterioze masazhon Don Xhonin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2023, 08:45
Pas një vere plot me punë dhe koncerte, reperi kosovar, Xhonatan Isufi, i njohur me emrin e artit si Don Xhoni, po kalon disa ditë pushimi në Ibiza.
Nën shoqërinë e tij janë dhe menaxheri i tij së bashku me këngëtarin, Butrint Imeri.
Në një postim të fundit në rrjetet e tij sociale, Don Xhoni u shfaq i ulur teksa një vajzë misterioze, fytyrën e së cilës ai nuk e ka treguar, e masazhonte.
"Stres,obligime, angazhime"- ka shkruar ai krahas videos.
Kujtojmë se reperi ka qenë i lidhur me modelen ruse, Ariana Lirey, e cila ishte lidhja e parë publike për reperin.
