Rikthehet në vendlindje/ Enca me masazhierin e saj shijojnë pushimet në Dhërmi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2023, 11:36
Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhiaj, para disa muajsh ka konfirmuar lidhjen e saj me masazhierin afrikan, Mickey Neblett.
Çifti është mjaft aktiv në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit foto nga përditshmëria e tyre.
Mesa duket, Enca ka vendosur të vizitojë vendlindjen, së bashku me të dashurin e saj, duke i treguar këtij të fundit bukuritë e Shqipërisë.

Ata kanë njoftuar ndjekësit e tyre se po shijojnë disa ditë pushimi në Dhërmi, nga ku po postojnë foto të shumta të vendit.
