Artistët që u dashuruan me adhurueset e tyre
Duket sikur në fakt njerëz të caktuar, vetëm pse janë të famshëm nuk janë kurrë të arritshëm apo aq më pak për t’u bërë partner në jetë.
Diçka e tillë ndodh rëndomë edhe në shoqërinë tone dhe kudo në botë. “E ku do të mi hidhte sytë ai/ajo mua?” – është një fjali e zakonshme kur nuk je personazh publik dhe ushqen ndenja platonike për dikë që e njeh e gjithë bota.
Mirëpo, koha ka provuar se gjithçka që ndodh, ndodh për shkak të dashurisë dhe nëse dashuria ka të bëjë me një të famshëm, sigurisht që është e mundur të ndodhë nëse rrethanat vijnë të tilla.
Këta janë vetëm disa prej yjeve që kanë përjetuar një eksperiencë ndryshe, duke rënë në dashuri me adhurueset e tyre:
Liam Payne nisi një lidhje romantike me Maya Henry, adhuruese e madhe e tij, gjatë një takimi me admirues të grupit "One Direction" në vitin 2015. U fejuan e qëndruan bashkë deri ne vitin 2021.

Harry Styles e njohu vajzën me emër Townes Adair Jones, nëpërmjet motrës së tij. Ai i referohet asaj në këngën “Carolina.”

Patrick Dempsey e befasoi dashamirësen të tij, Jillian Fink,e cila ishte parukiere kur i kërkoi të dilnin bashkë pasi kishte qenë tre vjet klient i saj. Ata lidhën kurorë në 1999.

Nicolas Cage u martua dhe Alice Kim, kameriere në një restorant në LA vetëm dy muaj pas takimit me te. Qëndruan bashkë për 12 vjet.

Vetë Kate Middleton mbante postera të princit William në dhomën e saj të konviktit përpara se ata të njiheshin bashkë zyrtarisht.

Kelly Preston ishte vetëm 16 vjec kur pa një poster të John Travolta tek filmi “Grease” dhe tha : “Unë do të martohem me të”. Dhe u martuan vërtet në 1991.

George Clooney e takoi Sarah Larson teksa festonte ditëlindjen në Las Vegas, në resortin ku ajo punonte. Ajo ishte admiruese e tij. U lidhën në 2007, e u ndanë një vit më vonë.

