VIDEO/ Filloi të lindë duke kërcyer, aktorja tregon eksperiencën e paharrueshme në koncertin e Beyonces
Në koncertin e datëlindjes së këngëtares botërore, Beyonce, kanë qenë shumë artistë të ftuar, të cilët për shkak të veprimeve që kanë bërë, kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Disa prej tyre ishin Kylie Jenner, Timothee Chalamet, Prince Charles me Meghan Markle etj.
Për një tjetër artiste, koncerti u bë një moment i paharrueshëm pasi ajo filloi të lindë në mes të shfaqjes.
Sarah Francis Jones, një aktore dhe kërcimtare e cila është shfaqur në filma duke përfshirë ‘Honey and Hairspray’, tha se ajo dhe partneri i saj, aktori i ‘The Neighborhood’, Marcel Spears, ishin duke ndjekur koncertin e Beyonce-s të hënën në mbrëmje në stadiumin SoFi në Inglewood, kur ajo filloi të kishte kontraktimet e lindjes.
“Unë thashë, “Diçka po ndodh”, u shpreh Jones në një intervistë në spital. “Zakonisht më pëlqen të kërcej në koncert dhe thash me vete “OK, më duhet të ulem për një sekondë”.
Në fillim, Jones dhe Spears menduan se ishin thjesht disa kontraktime, por çifti vendosi gjatë largimit nga koncerti se Jones mund të ishte me të vërtetë duke lindur dhe ju drejtuan spitalit.
View this post on Instagram
