PD njofton mbledhjen e Këshillit Kombëtar, anëtarët mblidhen për të zgjedhur strukturën drejtuese të partisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 19:00
Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbajë mbledhjen e Këshillit Kombëtar ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00. Mësohet se ky takim do të mbahet për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike.
Te shtunen mblidhet keshilli kombetar i ri i PD
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Duke iu uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvedin e PD më 2 shtator 2023, iu njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike.
Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë.
