Tabaku: Të ngremë një sistem, që e kthen luftën ndaj korrupsionit në prioritet kombëtar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mori pjesë në forumin global OGP në Estoni, ku u diskutua mbi luftën kundër korrupsionit.

Në një postim në rrjetet sociale Tabaku tha se “sapo përfundova diskutimin në lidhje me rëndësinë e transparencës, llogaridhënies në luftën ndaj korrupsionit. Se si teknologjia dhe informacioni mund të përdoren në sisteme për të luftuar korrupsionin dhe jo në forma për të ndryshuar apo abuzuar me shqiptarët”.

“Tejet e rëndësishme që ne të heqim bekimin e interesit personal dhe të ngremë një sistem që e kthen luftën ndaj korrupsionit në prioritet kombëtar. Sot parlamenti dhe opozita mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm siç kanë luajtur dhe sot”, tha Tabaku.

Tabaku u shpreh se “beteja kundër korrupsionit e gërshetuar në investime në fushën e teknologjisë dhe inovacionit mund ta përmirësojnë luftën kundër korrupsionit. Sot ndodhemi në një pikë kritike dhe kthese jo vetëm për pjesën e integrimit, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Tabaku.