ZYRTARE/ Skënderbeu kryeson Superioren, Gvozdenoviç rinovon kontratën me "ujqërit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 16:32
Trajneri Ivan Gvozdenoviç do të jetë pjesë e Skënderbeut edhe për 3 vitet e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi korçar.
Postimi i plotë
Ivan Gvozdenovic edhe 3 vite bardhekuq!
Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin e Skënderbeut dhe do vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë!