"Kosh plehrash" Trageti vjen në Sarandë, derdh mbeturinat e më pas largohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 22:27
Një ngjarje është filmuar ditën e sotme në Sarandë. Siç shhet nga pamjet e mëposhtme një traget ka mbërritur në Sarandë dhe ka derdhur depozitat me mbeturina.
Në videon e publikuar nga JOQ Albania, shihet trageti që sapo përfundon të derdhuri fekalet dhe çdo papastërti tjetër të grumbulluar në ujërat e Sarandës, e më pas largohet nga Shqipëria.
Ndërkohë që deri më tani nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë ndotje që po i bëhet vendit tonë.