Begaj vizitë shtetërore në Kazakistan me ftesë të homologut të tij, Tokayev, në datat 6-8 shtator 2023
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 17:25
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kazakistan me ftesë të homologut të tij, presidentit të Republikës së Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në datat 6-8 shtator 2023.
Më 7 shtator, Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga presidenti Tokayev, njoftoi sot Institucioni i Presidentit të Republikës.
Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi dypalësh i deritanishëm, si dhe interesi për zhvillimin e hapësirave ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve.