Kundërshtuan kontrollet e policisë, arrestohet 1 person dhe procedohen 2 të tjerë në Elbasan
E.N 34 vjeç u arrestua, ndërsa për shtetasit K.SH 45 vjeç dhe E.D 39 vjeç u proceduan në gjendje të lirë pasi kundërshtuan policinë. Tre shtetasit kundërshtuan kontrollet fizike, ku më pas policia i gjeti një sasi kanabis sativa.
Njoftimi i policisë Elbasan:
DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Sh., 45 vjeç dhe E. D., 39 vjeç.
Të 3 këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollove fizike dhe në automjetin me të cilin qarkullonin. Nga kontrollet, shtetasit të arrestuar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. P., 58 vjeçe, E. M., 37 vjeçe dhe Xh. Z., 25 vjeç, të tre banues në Belsh, pasi duke vënë muzikë të lartë, jashtë orarit të përcaktuar, në një lokal në qendër të Belshit, kanë prishur qetësinë publike.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua pajisja që gjeneronte muzikën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 48-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
