Sherr me grushta në Librazhd, procedohet një 34-vjeçar

Një sherr ka ndodhur në Librazhd, ku një 34-vjeçar ka goditur me grushte një 48 vjeçar gjatë një konflikti.  Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë raportohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 34-vjeçarin. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 48-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.