Aksident në Pogradec, makina përplas motorin, plagoset turisti polak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 18:55
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qafë-Thanë-Doganë. Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një turist polak me motor, i cili ka mbetur i plagosur.
Turisti ka qene duke udhëtuar me një grup motorristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulanca po transporton polakun drejt spitalit të Prrenjasit.
Njoftim:
Pogradec/ Aksident me pasojë një të plagosur në aksin rrugor Qafë Thanë Doganë.
Një mjet tip benz ka përplasur një turist polak me motorr i cili ka mbetur i plagosur. Turisti ka qenë duke udhëtuar me një grup motorristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri. Policia mbrriti në vendngjarje ndërsa ambulanca po transporton polakun drejt spitalit të Prrenjasit.
