Nis takimi, Bardhi: Çështjet që na bashkojnë janë më të mëdha se ato që na ndajnë. Ish-kryeministri: Misioni ynë, ringjallja e shpresës
Ashtu siç u tha edhe dje, ish-kryeministri Sali Berisha po takohet sot me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Takimi vjen me ftesë të Bardhit, për t’u ulur në një tryezë për diskutime, ndërkohë, pas ftesës së Bardhit, Berisha iu përgjigj pozitivisht ftesës së demokratit.
Gjatë fjalës së tij Gazment Bardhi u shpreh se çështjet që i bashkojnë janë më të mëdha se ato që i ndajnë.
Nga ana e tij, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se takimi i sotëm mesazhi i duhur për 600 mijë qytetarët që votuan opozitën. Misioni ynë, tha ai, është ringjallja e shpresës.
"Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht zotin Bardhi dhe të gjithë ata të cilët mendoj se në një moment shumë të rëndësishëm të jetës politike, u angazhuan për thirrjen dhe mbajtjen e këtij takimi të shumëpritur nga populli i përçmuar opozitar.
Tu falënderoj të gjithë ju që jeni sot këtu dhe shpreh bindjen se, në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, misioni i opozitës shqiptare është më i vështiri që ai ka pasur në 32 vite, por njëkohësisht ështe edhe më vendimtari.
Ne ulemi këtu me mandat deputeti dhe jemi kaq dhe të tjerë që nuk janë këtu, por në fund të fundit, nuk duhet të harrojmë kurrë se mandat tona janë marrë në një terren në të cilin qeveria ka diktuar më të gjitha mënyrat, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ka krijuar një reaksion fatal në të cilin krimi shndërrohet në vota dhe vota në krim.
Ky reaksion është shndërruar në një faktor pothuajse përcaktues të spastrimit etnik të Shqipërisë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Nga ky rreth vicioz nuk ka asnjë mekanizëm tjetër dalje përveç se përgjegjësive të opozitës.
Në rast se e sheh dhe analizon këtë rreth vicioz padiskutim që ka vend për fatalitet, por opozita nuk është ajo që mund të pranojë kurrë të bjerë në fatalitet, por është ajo që ka detyrën, ka misionin ligjor dhe moral të japë zgjidhje, të krijojë shpresën dhe të ngjallë shpresën.
Dhe unë mendoj se ky takim i ynë sot është mesazhi më i duhur që ne u dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite, qëndruan si idealist dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit", theksoi Berisha.
Të pranishëm në mbledhje:
Gazment Bardhi;
Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
Dhurata Çupi;
Saimir Korreshi;
Dashnor Sula;
Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
Zheni Gjergji;
Qani Xhafa;
Helidon Bushati;
Ramadan Likaj;
Xhelal Mziut;
Flamur Hoxha;
Bledion Nallbati;
Agron Gjekmarkaj;
Ferdinand Xhaferaj;
Ervin Salianji;
Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
Fatmir Mediu (PR);
Agron Duka (PAA);
Vangjel Dule (PBDNJ);
Dashamir Shehi (LZHK);
Greta Bardeli;
Ina Zhupa;
Isuf Çela;
Asllan Dogjani;
Bujar Leskaj;
Edi Paloka;
Kastriot Piroli;
Lindita Metaliaj;
Ludovik Hasanaj;
Sorina Koti;
Tomorr Alizoti;
Edmond Spaho;
Albana Vokshi;
Flamur Noka;
Oerd Bylykbashi;
Luan Baçi;
Tritan Shehu;
Sali Berisha;
Kasem Mahmutaj;
Elda Hoti
Emilja Koliqi
Mungojnë deputetët e PL
Monika Kryemadhi
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Vijon...



