Vendimet e tryezës së opozitës: Komision hetimor për TIMS-in dhe Shëndetësinë. Mbledhje të përjavshme

Ashtu siç u tha edhe dje, ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. 

Takimi erdhi  me ftesë të Bardhit, për t’u ulur në një tryezë për diskutime, ndërkohë, pas ftesës së Bardhit, Berisha iu përgjigj pozitivisht ftesës së demokratit. 

Gjatë fjalës së tij Gazment Bardhi u shpreh se çështjet që i bashkojnë janë më të mëdha se ato që i ndajnë.

Gazetari Isa Myzyraj raporton se brenda mbledhjes është kërkuar Komisin Hetimor për sistemin TIMS dhe Komision për Koncensionet në Shëndetësi.

Pas mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha apeloi ftesa është për çdo deputet, që të bashkojnë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.

"Unë e kuptoj se ju doni të rrëmoni në çdo lloj, por të jeni të sigurtë se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë të gjitha kureshtjet tuaja.

Sigurisht që këtu nuk ishin sot deputetët e Partisë së Lirisë, të cilët janë opozitar të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.

U morën vendime shumë të rëndësishme. Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealistë që votuan në datën 14 maj kundër Edi Ramës, ndonëse në zgjedhjet më të pandershme, të palira, më të padrejta të bëra ndonjëherë", deklaroi Sali Berisha.

Nga ana e tij, Gazment Bardhi  pas përfundimit të thirrur prej tij, ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës, tregoi një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar, ndërsa shtoi se do të rikonceptohet komisioni i ri i reformës zgjedhore.

“Ishte një takim i nevojshëm, i vonuar i deputetëve të opozitës. Sot në takimin me 43 deputetë të PD-së, të Aleancës për ndryshim, kemi caktuar një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar. Synimi ynë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Është vendosur si prioritet i punës, të gjithë deputetët e opozitës, të atyre që e ndjejnë veten deputetë, duke vijuan punimet në Komisionet hetimore. Është e papranishme që opozita që ka denoncuar masakrën zgjedhore e 14 majit, që mos të çojë para një pjesë të interesit të opozitës.”, tha ai.

“Vendimi i parë që morëm është padyshim rikonceprimi i detyrave dhe përbërjes së komisionit zgjedhor. Do paraqesim në nisje të sesionit ngritjen e tre komisioneve hetimore, për koncesionet PPP dhe problematika në shëndetësi, çështja e dytë ka të bëjë me të dhëna personale të qytetarëve, çështja e patronazhistëve dhe dyshimet për ndërhyrje në sistemin TIMS, dhe së treti jemi njohur me të dhëna sesi zyrtarë publike në konflikt interesi marrin vendime për të pasuruar familjarë dhe miq, dhe komisioni do jetë i fokusuar në shpërdorimin e detyrave”, u shpreh më tej.