Baçi: Ndryshimet në qeveri të imponuara nga dosjet e korrupsionit. Nesër do takohen aleatët, ku Bashës do t’i vijë turp se si sillet

Deputeti demokrat Luan Baçi në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” komentoi ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritarnga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Largimet e Olta Xhaçkës dhe Frida Krifcës janë vendime që priteshin. Madje unë nuk e kuptoj se pse ato nuk u larguan me kohë vetë.

Pasi Xhaçka është e kallëzuar penalisht si përfituese e skemës me investitorët stratehgjikë të miratuar nga qeveria, ku përfitues është bashkëshorti i saj.

Ndërsa Krifca nuk është e akuzuar vetëm për abuzimet me fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë.

Por ajo është paditur jo pak herë nga opozita për favorizimin me skemat e subvencionimit të fermerëve.

Pra nuk është çudi që të gjithë ministrat e larguar sot të ishin larguar me kohë”, tha Baçi.

Në lidhje me dosjet hetimore të SPAK, Baçi vlerësoi se SPAK-u ka ulur ritmin e punës së tij për skandalet me korrupsionin në nivele të larta qeveritare.

“Çështja e Arben Ahmetajt duket se është lënë në harresë, ndërsa Ilir Beqaj në hetim për sterilizimin vijon t’i shmanget drejtësisë”, tha Baçi.

Ndërkaq ligjvënësi demokrat analizoi dhe situatën në kampin opozitar, veçanërisht në përçarjen e Partisë Demokratike.

“Ajo u demonstrua edhe në Kuvendin Kombëtar që thirri Lulzim Basha. Me vendimet e tij Basha demonstroi se është një autokrat. Shumë shpejt doi të braktiset edhe nga deputetët e tjerë që i kanë mbetur. Është një njeri i paqëndrueshëm dhe i pabesueshëm”, u shpreh Luan Baçi.

Po ashtu, lidhur me afrimin pranë grupimit të Rithemelimit të grupimit të deputetëqve të kryesuar nga Gazment Bardhi, Baçi theksoi se ky akt duhej të ishte bërë me kohë.

“Nesër do takohen aleatët dhe do ketë një ribashkim të të gjithë demokratëve. Po ashtu do jenë dhe të gjithë aleatët e Partisë Demokratike, dhe do jetë një takim që do të vulosë përfundmisht kampin opozitar, ku Lulzim Bashës do t’i vijë turp se si sillet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama”, u shpreh deputeti Luan Baçi.