Meta: Shën Nënë Tereza, simboli i nënës shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 09:48
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përkujtoi sot Nënë Terezën në Ditën e Shenjtërimit të saj.
"Në këtë ditë feste për kombin shqiptar, botën katolike dhe njerëzimin, Shenjtërimin e Nënë Terezës, nderojmë me respekt veprën e Saj të ndritur dhe të paharruar, shembullin e jashtëzakonshëm të humanizmit dhe dashurisë në veprim", u shpreh Meta.
"Shën Nënë Tereza, simboli i nënës shqiptare, do të jetë përherë frymëzim “për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, theksoi ai.

