"Mos ia bëni me hile shtetit"/ Ramai jep një mesazh të qartë socialistëve dhe uron Nanon: Ta rifitojë lirinë fizike dhe shpirtërore
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij drejtuar sot Asamblesë Kombëtare të PS-së, i uroi ish-kryeminsitrit dhe ish-kryetarit të PS-së Fatos Nano, ta rifitojë lirinë fizike dhe shpirtërore dhe të dalë me shëndet, me humor dhe me jetë të gjatë edhe nga burgu i terapisë intensive, siç doli 26 vjet më parë nga burgu politik ku e futi egërsia e pandëshkuar kriminale e njërit prej pengmarrësve më të paskrupullt të drejtësisë në historinë e shtetit shqiptar.
Rama iu drejtua anëtarëve të Asamblesë duke iu thënë, “bëjeni pra punën tuaj me ndershmëri me profesionalizëm me përkushtim.
Mos ia bëni me hile shtetit. Mos ia bëni me hile njerëzve. Mos kini frikë nga gabimet e bëra duke punuar drejtë dhe pastër.
As nga vendimet marra me drejtësi dhe me pastërti për të mirën e vendit, për të mirën e komunitetit, mos bëni faje nga ato me të cilat merret drejtësia edhe sikur të jeni të bindur se asnjëherë nuk do merren vesh.
Mos bini në kurthin e pasurimit me djersën e të tjerëve. Është haram që nuk bëhet kurrë hallall. Dhe pasardhësit nuk e kanë borxh që t’i shohin haramit sherrin. Mos i harroni amanetet e të parëve.
Kujtohuni për fjalët e gjysheve, për porositë e prindërve kur i dëgjonim nga halli dhe jeni komplet në rregull me SPAK-un, me Gjykatën Speciale me drejtësinë dhe me të gjithë tërli-vërlit me të cilat, jo ju të gjithë fatmirësisht, por disa prej jush rrokanisin kokën e të tjerëve”.



