Rama ndryshon kabinetin, Basha: Qeveria e damkosur nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake

Kreu i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka reaguar pas mbylljes së Asamblesë së PS dhe ndryshimeve në qeveri që u propozuan nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh se “qeveria e damksour nga SPAK për inceneratorët nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve”.

Sipas tij drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë.