Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Veliternë, Maliq. 

Sipas policisë, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. 

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi R. H., dhe dy pasagjerë të automjetit, shtetasit M. B. dhe B. B.,  të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit