VIDEO/ Ndotin me beton rrugën gjatë punimeve, gjobiten mjetet e tonazhit të rëndë në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 12:11
Policia e Rrugores në Tiranë ka ndëshkuar me gjobë disa mjete të tonazhit të rëndë. Këto mjete ndotnin me beton karrexhatën gjatë punimeve.
Gjithashtu këto mjete kryenin punime pa pasur autorizim nga organe kompetente. Policia bën thirrje për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të rregullave të punimit në rrugë.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masë administrative maksimale, sipas nenit 15/1, pika g, të Kodit Rrugor, mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë lëvizjes në të, dhe sipas nenit 21/4 të Kodit Rrugor, mjetet që kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor!
Të gjithë së bashku për një qytet më të sigurtë dhe më të pastër!

