U vra teksa tentonte të mbronte shokun e tij, ministri Balla udhëzon oficerin e kontaktit për të ndjekur nga afër gjyqin për Klajdi Bitrin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka udhëzuar oficerin e kontaktit në Ambasadën shqiptare në Romë të ndjekë nga afër gjyqin ndaj të dyshuarit për vrasjen e Klajdi Bitrit.

Mësohet se kjo praktikë e re do të aplikohet gjithmonë për të gjitha rastet.

Kujtojmë se 23-vjeçari u vra me shtizë peshkimi nga një algjerian pak ditë më parë në Itali, pasi ndërhyri në një sherr për të mbrojtur shokun e tij.