"Djemtë e ngatërrojnë standardin me "pritshmëri të shumta""/ Selena Gomez flet për jetën e saj sentimentale

Këngëtarja amerikane, Selena Gomez, në një bisedë me Tony Fly dhe Symon, ka treguar për jetën e saj si një vajzë beqare.
Ajo tregoi për ndjesitë e saj, standardet dhe për albumin e ri.
“Mendoj se të gjithë shkojmë tek ajo faza kur mendojmë: ‘Oh, do ishte bukur që të kisha dikë në krah’ dhe e kuptoj këtë.
Por, jam duke e shijuar momentin e tanishëm dhe thjesht dua të jem e lumtur për veten”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se kur personi i duhur të bëhet pjesë e jetës së saj, ajo duhet të mos ketë pasiguri.
Gjithashtu, këngëtarja theksoi edhe faktin që ka standarde dhe se personi që do të jetë me të, duhet t’i përmbushë ato.
“Mendoj se kam standarde dhe besoj se jetoj në një botë ku djemtë e ngatërrojnë standardin me ‘pritshmëri të shumta’.
S’kam turp ta them: Nëse do të jesh me mua, kam x, y dhe z kërkesa”, tha ajo, pa përmendur kërkesat.
Ylli i “Lose you to love me” foli edhe për albumin e ri dhe tha se simbolizon dhe shënon një epokë të re për të, në jetën e saj reale dhe artistike. Albumi nuk ka këngë të trishta dhe deri më tani, as një datë publikimi.
Me pak fjalë, Selena është këtu për të treguar se është qejf të jesh beqare, ndaj shijo jetën, edhe nëse nuk ke një partner,vazhdo të jesh e lumtur dhe e plotësuar me veten.

