Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare prezantuesja dhe aktorja argjentinase  

Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare prezantuesja dhe aktorja
Aktorja dhe prezantuesja televizive argjentinase, Silvina Luna, ka ndërruar jetë këtë të enjte.
Mediat kanë lajmëruar se shkaku i vdekjes së 43-vjecares ka qenë një sëmundje e rëndë në veshka, të shkaktuar nga keqpërdorimi i një operacioni estetik.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i së ndjerës, Fernando Burlando.
Silvina vdiq në spitalin italian të Buenos Aires, ku prej dy muajsh e gjysmë priste për transplantin e veshkës.