Ngel pa punë dhe i bën “unfollow” Britney-it, ish bashkëshorti i këngëtares vazhdon të veprojë kundër saj

Modeli amerikan, Sam Asghari, apo siç njihet si ish bashkëshorti i këngëtares botërore, Britney Spears, pak javë pas kërkesës për divorc nuk e ndjek më divën e muzikës.

Ndjekësit kanë zbuluar se më 30 gusht, 29-vjeçari e ka hequr nga lista e ndjekësve Spearsin, ndërkohë që ajo ende e ndjek atë.

Mediat amerikane konfirmuan se në fillim të këtij muaji se Asghari paraqiti kërkesën për divorc nga Spearis, më 16 gusht pas 13 muajsh martesë, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsye të ndarjes së tyre.

“Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur të përfundojmë rrugëtimin tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj më të mirën gjithmonë”, shkroi Asghari në Instagram një ditë pas dorëzimit të dokumenteve.