Simon Cowell tregon ndikim që pati terapia në shëndetin e tij mendor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2023, 13:38
Simon Cowell ka folur për shëndetin e tij mendor nga i cili ka inkurajuar burrat të provojnë terapinë.
Në një intervistë, 63-vjeçari foli për ndryshimin që pati pasi komunikoi me një terapist.
Ai tha se kjo metodë për herë të parë kishte një "efekt super pozitiv" në jetën e tij.
“Kur shoh miqtë e mi, gjëja e parë për të cilën flas është se si terapia ka pasur këtë efekt super pozitiv në jetën time.
Do të doja ta kisha bërë këtë 10 ose 20 vjet më parë", ka thënë ai.
